Reperi Arkimed Lushaj duket se e ka lënë pas historinë shumë të përtfolur të dashurisë me ish-partneren Kejsi.
Në një postim në instagram këngëtari që njihet më së shumti në publik me emrin Stresi ka pranuar se është në një njohje me një vajzë dhe kjo ka qenë arsyeja që kohët e fundit nuk është ekspozuar.
“Kohët e fundit ke qenë shumë serioz. Jemi mësuar të të shohim me femra kudo. Çfarë ka ndodhur”: e ka pyetur një prej ndjekësve reperin
“Jam duke u njohur me dikë dhe normal jam fokusuar diku tjetër”; është përgjigjur duke lënë të kuptohet që ka nisur një romancë të re.