
Ndryshe nga çdo artist tjetër ndërkombëtar që ka ardhur të performojë në Tiranë, këngëtari latin Ricky Martin ka zgjedhur të qëndrojë dy ditë në kryeqytetin shqiptar.
Këngëtari i famshëm ka mbërritur në Tiranë dy ditë para koncertit pasi duket se ai ka shprehur dëshirën të vizitojë vendin para se të ngjitet në skenë më 20 Korrik.
Në momentin e mbërritjes në Tiranë Ricky Martin u shoqërua nga stafi i tij dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Ricky Martin do të performojë në sheshin “Skënderbej”, të enjten më 20 korrik.
Këngëtari i ‘La vida Loca’ nuk është në momentin më të mirë në çeshtjet e zemrës duke qenë se pak ditë më parë ai konfirmoi se është divorcuar nga bashkëshorti Jëan Yosef pas një martese 7 vjeçare.