
Jori Delli, një prej vajzave më të bukura të showbiz në Shqipëri (por jo vetëm) u bë e njohur për publikun e gjerë në pjesëmarrjen e saj në reality shoë Big Brother VIP Albania.
Me tipare të theksuara tipike mesdhetare dhe fizik të gjatë e të tonifikuar hijeshia e Jorit vështirë se lë dikë indiferent. Bukuroshja shqiptare kë tërhequr vëmendjen e redaktorëve të Gazetës sportive në Itali “Sport Mediaset” dhe i kanë kushtuar asaj një shkrim.
“ Delli, modelja italo-shqiptare e pasionuar pas Milanit”; shkruhet në titullin e faqes së gazetës
“ Delli është një modele dhe influencuese e lindur në Mestre dhe e rritur në Quarto di Altino, në provincën e Venecias, por me origjinë shqiptare. 27-vjeçarja jeton në Torino, por skuadra e saj e preferuar është Milani”; lexohet ndër rreshta në të përditshmen sportive italiane.
Pas pjesëmarrjes në Big Brother Jori Delli tha se ka vendosur të shpërngulet në Shqipëri për një kohë të pacaktuar.