KreuCelebrity

Moderatorja seksi e sportit, në Big Brother VIP vetëm si opinioniste!

Moderatorja seksi e sportit, në Big Brother VIP vetëm si opinioniste!

Ajo është një ndër moderatoret më simpatike të sportit në Shqipëri, ndonëse natyra serioze dhe të qenit tejet e kujdesshme ka bërë që Eva Murati të jetë një personazh shumë pak i komentuar në showbiz.

Po, a do të përshtatej zeshkania Murati në një format si Big Brother VIP. Duket se po, ama jo si banore e shtëpisë, por vetëm si opinioniste.

E pyetur në programin veror të Top Channel “Pushime on Top” Eva Murati zbuloi se nuk e mendon veten si pjesëmarrëse në atë reality-shoë, ndërsa për t’u ulur në poltronin e opinionistes, këtë pozicion Eva do ta bënte më kënaqësi.

“Kur e kam diskutuar edhe me miqtë e mi, mund ta mendoja në rolin e opinionistes, por në rolin e banores nuk e gjej veten. Jam aq diplomate sa ka gazetarë të caktuar që më thonë “po mirë do të të marrin në intervistë, po e dimë që s’do na thuash asgjë”. Mendoj se kjo pjesa e diplomacisë, ndoshta edhe më ka diferencuar, si për mirë, si edhe për keq ndonjëherë.”; u shpreh bukuroshja e ekranit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF