Fituesi i edicionit të parë Big Brother VIP në Kosovë u shpall reperi Arkimed Lushaj, i cili njihet me emrin e artit Stresi. Çmimi i madh që produksioni i Kosovës kishte vendosur për fituesin ishte 200 mijë euro.
Duke zbritur taksën TVSH fituesi mori në shtëpi 160 mijë euro.
Por, për çfarë i ka shpenzuar Stresi paratë që fitoi? Duket se ato para kanë mbetur të paprekura, pasi në një postim në instagram ai tregoi se ende nuk ka shpenzuar asnjë kacidhe nga vlera e fituar në Big Brother VIP.
Sakaq përpos fitores, duket se edhe në cështjet e zemrës Stresi po kalon ditë të mira, pasi pak ditë më parë ai pranoi se është duke u njohur me një vajzë dhe është fokusuar totalisht tek ajo.
Celebrity
Gazeta italiane shkruan për Jori Dellin!
Celebrity
Klajdi Haruni baba për herë të parë!
Celebrity