KreuCelebrity

Pas pushimeve me fëmijët; Arbana dhe Eduarti bëjnë arratisjen romantike në dëborë!

Pas pushimeve me fëmijët; Arbana dhe Eduarti bëjnë

Pasi kaluan disa ditë pushimesh në plazh me katër fëmijë (3 fëmijët e çiftit dhe mbesa e Arbanës), çifti i njohur Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë arratisur për një udhëtim romantik në Alpet e Zvicrës.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Ndërkohë që një pjesë e Europës po digjet nga temperaturat e larta, dyshja e famshme kanë zgjedhur të freskohen në një mal të Zvicrës ku ka ende dëborë.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Arbana ka ndarë disa foto në rrjetin social instagram, ku duken pamjet përrallore që dhurojnë Alpet e bukura të Zvicrës.

Moderatorja dhe regjisori më pas kanë zbritur në Como të Italisë ku janë takuar me disa miq të përbashkët duke shijuar magjinë e një ndër vendndodhjeve më piktoreskte në Itali.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj po shijojnë historinë e tyre të dashurisë tashmë prej disa vitesh, ndërsa më 17 qershor të këtij viti ata lidhën kurorë nëpërmjet një ceremonie intime buzë Liqenit Como në Itali.