
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP të gjithë e pamë sa i përkushtuar dhe i kujdesshëm ishte Luiz Ejlli bdaj vajzës që pëlqente Kiara Tito.
Epo, duket se ai përkushtim dhe shfaqje ndjenjash nuk ka qenë ‘në kuadër të lojës’ pasi Ejlli po e tregon vazhdimisht dashurinë ndaj të dashurës së tij Kiara Tito.
Për Luizin nuk mjaftojnë dy këngë kushtuar partneres dhe dashurisë së tyre, por mesa duket këngëtari është duke punuar për një tjetër këngë që do të titullohet as më pak, e as më shumë por ‘Kiara’.
Kjo gjë është zbuluar nga regjisori Xhulian Shabani, i cili do të merret me regjinë e videoklipit të Luizit. Ai shkruan në një postim se Luizi ka filluar xhirimet e këngës së tij më të re “Kiara”.
“Kthehem me një pikënisje më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm videoklipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!”, ka shkruar regjisori.







Gazeta italiane shkruan për Jori Dellin!




Klajdi Haruni baba për herë të parë!








6 ndarjet VIP të muajit Korrik!
