Vetëm pak orë na ndajnë nga koncerti i madh që këngëtari me famë botërore Ricky Martin do të mbajë në Tiranë në sheshin Skënderbej.
Artisti latin ndodhet në Shqipëri prej dy ditësh ku ka bërë një minitur deri në qytetin e Durrësit. Martin në këtë udhëtim ka ardhur i shoqëruar nga dy djemtë e tij binjakë 14 vjeçarë.
Sakaq ndonëse vetëm pak ditë qëndrim në vendin tonë, artisti i njohur duket se ka vënë re një veti tek shqiptarët, të cilën ai e konfirmoi në instagramin e tij.
Ai ka publikuar një informacion në të cilën përshkruhej mikpritja si një prej karakteristikave të popullin shqiptar, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vet autori i “Livin’ La Vida Loca”, duke shkruar krahas informacionit fjalën ‘fact’.
“Shqiptarët janë tmerrësisht miqësor. Një nga gjërat më të mira që vërehet kur udhëton në Tokën e Shqiponjave është se kudo të shkosh, nga qyteti në bregdet, nga mali në vendet historike do të jesh gjithmonë i mirëpritur nga vendasit lokalë. Shqipëria është një ndër vendet më mikrpitës që dikush mund të vizitojë”; shkruhej në përshkrimin që Ricky Martin ka ndarë në instastoryn e tij kushtuar shqiptarëve.