KreuCelebrity

U divorcuan pas 17 vitesh martesë: Ish-gruaja e Kevin Costner duket bombë me bikini!

U divorcuan pas 17 vitesh martesë: Ish-gruaja e Kevin Costner duket

Ish-bashkëshortja e Kevin Costner, Christine Baumgartner, ka pasur një vit shumë të vështirë, por në disa foto të shkrepura këtë të enjte në Haqëaii ajo dukej tejet e relaksuar dhe e buzëqeshur.

Bukuroshja bjonde 49 vjeçare dukej në formën e saj më të mirë ndonjëherë teksa kishte veshur palë bikini me printe lulesh me një sfond të zi që e nxirrte në pah maksimalisht fizikun e saj të tonifikuar ndërsa po kalon disa ditë në plazh.

Christine të cilës Costner së fundmi u urdhërua t’i paguante 129,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët, dukej e nxirë teksa ecte në bregun me rërë. Ish-i aktorit të famshëm ishte nën shoqërinë  e vajzës së saj 13 vjeçare Grace.

Ajo dhe 68-vjeçari Costner janë gjithashtu prindër të dy djemve Cayden, 16 vjeç dhe Hayes 14 vjeç por ata nuk u fotografuan gjatë pushimeve verore.

Baumgartner dukej shumë e relaksuar duke pasur parasysh se ajo duhet të largohet nga mega-rezidenca e tyre 145 milionë dollarëshe në Santa Barbara, Kaliforni brenda 10 ditëve të ardhshme.

Ajo është në mes të një divorci shumë të shëmtuar me Costner, duke qenë se këto kohë ish-çifti ka qenë në debate të shumta për pronat dhe të ardhurat.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF