KreuCelebrity

Bledi Mane: Luizi fiton 100 mijë euro në muaj, Kiara Tito nuk ka shitur asnjë palë bikini!

Bledi Mane: Luizi fiton 100 mijë euro në muaj, Kiara Tito nuk ka

Gazetari Bledi Mane ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në programin ‘Wake Up’ ku tregoi shifrat marramendëse që po fitojnë ish-banorët e Big Brother VIP.

Mesa duket gazetari Mane ka bërë një investigim, pasi gjatë bisedës ai përdori shifra në vlerë monetare për secilin nga ish- pjesëmarrësit e reality show BBVIP.

Sipas Manes, fituesi i BBVIP Lui Ejlli është ai që kap shifrën e 100 mijë euro fitime në muaj nga reklamat në rrjete sociale, koncertet apo duke qenë imazh kompanish.

“Listën natyrisht e kryeson Luiz Ejlli, statistikat tregojnë se ai fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht projektet e tjera, filmat,”-tha Bledi Mane.

Sa i përket partneres së Luizit, Kiara Tito, Bledi Mane tha se moderatorja nuk ka fituar asnjë lek nga brandi i rrobabanjove pasi sipas tij nuk ka patur shitje.

“Nuk ka shitur asnjë palë brekë, a kupton? Më thuaj tani, ti ke shoqe, di ndonjë që vajzë që ka blerë? Ne nuk jemi në Brazil me 200 milionë banorë që 2 milionë veta do i blinin këto brekë”; tha Mane

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF