KreuCelebrity

Gruaja e të dashurit të ri të Ariana Grande: Ai braktisi familjen!

Gruaja e të dashurit të ri të Ariana Grande: Ai braktisi

Gruaja e Ethan Slater, Lilly Jay, thuhet se ndihet e ‘tradhtuar’ që aktori ka krijuar një romancë me  Ariana Grande dhe ndihet sikur ai ‘braktisi’ familjen e tyre.

Thuhet se Slater i tregoi gruas së tij për romancën e re vetëm pak para se të bëhej publik lajmi, dhe ajo ishte ‘plotësisht e verbër’ nga lidhja, vetëm disa muaj pasi ata mirëpritën një fëmijë së bashku.

Burime pranë Lilly Jay, e cila u martua me Slater në vitin 2018 dhe mirëpriti djalin e tyre në gusht të vitit 2022 kanë treguar se ajo ndihet e shkatërruar që familja e saj është copëtuar.

Gruaja e partnerit aktual të Ariana Grande gjithashtu është e mërzitur nga fakti që djali i tyre nuk do t’i ketë të dy prindërit vazhdimisht pranë tij dhe ndihet sikur Slater ‘i ka kthyer plotësisht shpinën familjes së tij’.

Në një rrëfim tjetër, mamaja e re zemërthyer ndihet e tradhtuar sepse bashkëshorti i saj ka krijuar lidhjen me Ariana Grande kur ata ishin ende të martuar dhe Lilly është treguar ‘e verbër’ duke mos nuhatur asgjë. Rrufeja në qiell të hapur ra kur Ethan i kërkoi papritur divorcin bashkëshortes së tij duke i rrëfyer se ka nisur një romancë të re me Ariana Grande.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF