KreuCelebrity

Zef Deda feston 73-vjetorin; Juli: Je krenaria e familjes sonë!

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Zef Deda, feston sot 73-vjetorin e lindje. Në këtë ditë të shënuar, nuk mund të mungonte urimi nga djali i tij, i cili ka zgjedhur t’i dedikojë të atit disa fjalë zemre edhe në rrjetin e tij social Instagram.

Aktori Julian Deda e cilëson veten me fat që është djali i Zef Dedes, pasi sikurse ai thekson ai e do të bukurën dashuron familjen dhe adhuron jetën. Për Julin, Zef Deda është krenaria e familjes së tyre.

“Gëzuar ditëlindjen Big Boss….!

Fati më ka mbajt me hatmr duke më bërë birin tënd, sepse ti e do të bukurën, dashuron familjen, për ty ka rëndësi dinjiteti dhe ndershmëria, ti adhuron jetën. Sekreti yt është, pozitiviteti, të cilin ti e shpërndan ndër ne, pa kursim. Je krenaria e familjes sonë…! Të paçim me jetë e me shëndet…! Të du fort Babo…!”, ka shkruar aktori.

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

Të shumta kanë qenë urimet nga miq, kolegë dhe fansat që e duan Zef Dedën, për humorin që e karakterizon dhe kontributin e çmuar që i ka dhënë ndër vite artit shqiptar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF