
Luiz Ejlli ka publikuar këngën më të fundit që është një dedikim për partneren e tij Kiara Tito. Kënga titullohet ‘Kiara’, e duket se melodia dhe teksti e ka bërë moderatoren të ndihet vajza më me fat në botë.
Pasi ka marrë komplimentat e shumta nga fansat e çiftit, Tito ka falenderuar publikisht të dashurin e saj Luizin dhe ka bërë një urim për gratë.
“Faleminderit që më bën të lumtur çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre. E jotja përgjithmonë Luiz Ejlli”; ka shkruar Kiara Tito përbri fotos së saj dhe Luizit.
Çifti u dashurua gjatë qëndrimit të shtëpinë e Big Brother VIP dhe këngëtari Luiz Ejlli e ka treguar shpesh përkushtimin dhe natyrën romantike karshi moderatores Kiara Tito.



















