
Dojna Mema i mungon ekranit e duket se edhe pse prej mëse dy vitesh nuk është parë nën logon e televozionit ku u bë e njohur në Top Channel, moderatorja nuk ka ndërmend të rikthehet.
Ndjekësit në rrjetin social instagram e pyesin shpesh ccfarë e ka shtyrë Dojnën të shkëputet nga ekrani, që për hir të së vërtetës i shkon shumë, megjithatë ish-moderatorja e ‘Fun Club Big Brother’ sapo e dha një përgjigje. Kohët e fundit Dojna ka shprehur rezervat e saj sa i përket çfarë dhe si transmetohet në televizione këto kohë, ndaj ajo vetë ka vendosur të rrijë larg për një kohë të gjatë.
“Je shumë e bukur Dojna, shume e sjellshme, shumë e zgjuar kur do të shohim në televizion?”; pyet njëra prej ndjekëseve të saj, ndërsa sipas Dojnës janë pikërsht ato vlera që dashamirësja e saj ka përmendur që e mbajnë larg ekranit.
“Faleminderit shumë, por të githa ato që permende më lart, janë arsyet për mos qenë ne tv keto kohë.
Ne do të shihemi shume shpejt, në një projekt qe po e ndertoj vete ge nga tulla e parë “; ju përgjigj Dojna ndjekëses duke bërë kështu edhe një kritikë për atë çfarë po ofron televizioni këto kohë.



















