Ajo ishte legjenda muzikore irlandeze që arriti famë globale me hitin e vitit 1990 ‘Nothing Compares 2 U’.
Por, ndërkohë që karriera e Sinead O’Connor po fuqizohej dita-ditës, këngëtarja luftoi për t’u përshtatur me jetën në qendër të vëmendjes dhe zbuloi se kjo kishte një ndikim edhe në marrëdhëniet e saj romantike. Me dashurinë O’Connor ka qenë e pafat pasi kurrë nuk e gjeti dashurinë e vërtetë.
Le t’i hedhim një shikim jetës tragjike të dashurisë së yllit, nga dasma e saj e stuhishme në Las Vegas në vitin 2011 te burri i saj i parë, i cili mbeti një i besuar i ngushtë. 4 martesat e Sinead O’Connor.
John Reynolds – 1987-1991
Sinead ishte vetëm 21 vjeç kur u martua me bashkëshortin e saj të parë John Reynolds në vitin 1987. Çifti thuhet se u takua për herë të parë kur Sinead udhëtoi për në Londër si këngëtarja kryesore në grupin ‘TonTon Macoute’. Në vitin 1987, Sinead mbeti shtatzënë me djalin e çiftit Jake tani 36 vjeç dhe ata u martuan menjëherë pas kësaj.
Martesa e çiftit përfundoi në 1991 pas vetëm katër vjetësh, por Sinead dhe John mbetën një pjesë e rëndësishme e jetës së njëri-tjetrit.
Nick Sommerlad- 2001-2004
Në qershor të vitit 2001, u njoftua se Sinead dhe i dashuri i saj gazetar Nick Sommerlad ishin fejuar. Sommerlad, i cili është një i afërm i largët i mbretëreshës suedeze Silvia, tha se ai u takua me O’Connor në shkurt, por të dy u dashuruan shpejt. Çifti, i cili kishte një diferencë moshe shtatëvjeçare u martua në një ceremoni sekrete disa javë pasi u shpall fejesa. Sinead dhe Nick ishin jashtëzakonisht privatë gjatë gjithë martesës së tyre dhe për arsye që nuk i bënë publike i dhanë fund martesës në vitin 2004.
Steve Cooney- 2010-2011
Gjashtë vite pas divorcit të dytë, Sinead gjeti sërish dashurinë me muzikantin Steve Cooney. Këngëtarja e njihte prej vitesh bashkëshortin e saj të tretë, pasi gjatë turneut ai luajti në kitarë në grupin e saj. Fatkeqësisht, martesa e tyre zgjati vetëm deri në prillin e ardhshëm. Pas divorcit, Sinead nuk kishte veçse gjëra të mira për të thënë për ish-bashkëshortin e saj.
Për më tepër, ylli pranoi se e kishte të vështirë për t’u përballur me komentet e mediave rreth peshës së saj gjatë martesës me Steve. Komente të tilla rreth paraqitjes së jashtme të O’Connor duket se ndikuan në martesën e saj të tretë.
Barry Herridge- 2011-2011
Muaj më vonë, Sinead vendosi t’i jepte dashurisë edhe një tjeër shans kur u martua me burrin e saj të katërt, psikoterapistin irlandez Barry Herridge. Çifti u martuan në Las Vegas pas vetëm tre muajsh lidhje.
“Duhet të ishte ai… Nuk kisha ndërmend të martohesha sërish, por Barry ishte jashtëzakonisht bindës. Ai më propozoi në çdo takim që kemi pasur që nga gushti. Ai është jashtëzakonisht bindës” tha në një intervistë asokohe ylli irlandez.
Por me gjithë entuziasmin vetëm 16 ditë pas martesës së tyre, Sinead njoftoi se çifti po ndahej.
O’Connor u tha fansave të saj se dyshja u ndanë miqësisht dhe tha se ajo ende e do Herridge ‘shumë’, por se ai ishte shumë i mirë ‘për t’u futur në kurth’.