KreuCelebrity

Babi Ledioni përpiqet t’i afrojë me artin, por çunat paskan të tjera plane!

Babi Ledioni përpiqet t’i afrojë me artin, por çunat


Në familjen e Ledion Liço dhe Sara Hoxha me siguri kanë nisur bisedat e debatet se çfarë do të dëshironin prindërit e rinj që të bëheshin fëmijët kur të rriten.

Ndërsa dëshirën e mami Sarës ende nuk e dimë, duket se babi Ledioni paska shumë dëshirë që t’i afrojë dy djemtë London Noor dhe Roman me artin.

Në mos për t’u bërë artistë me siguri edhe Ledion Liço mendon se arti i shërben për mirë kujtdo, ndaj edhe ai mundohet t’i mësojë fëmijët me art.

Por duket se ata (të paktën çunat) paskan plane të tjera, pasi ndryshe nga dëshira e babit London dhe Roman kanë zgjedhur sportin, më saktë futbollin. Në një story të postuar nga Sara Hoxha duket Roman i veshur me një kostum sportiv të skuadrës së Munchen nga ku duket qartazi pasioni i të voglit.


“Përpiqet babai t’i afrojë me artin, por pa sukses”: ka shkruar Sara përbri fotos ku duket futbollisti i vogël Roman Liço!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF