KreuCelebrity

Motra e Gigi dhe Bella Hadid nis karrierën si modele në moshën 40 vjeçare!

Motra e Gigi dhe Bella Hadid nis karrierën si modele në moshën 40

Duke dëshmuar dhe pasqyruar genet e shkëlqyera të familjes, motra e madhe e Gigi dhe Bella Hadid, Alana Hadid, bëri debutimin e saj të parë si modele në Javën e Modës në Kopenhagen.

Pasi hapi shfaqjen e Saks Potts të hënën, Alana 38 vjeçe, bëri ecjen në pasarelë në kryeqytetin e Danimarkës, duke u dukur mahnitëse në dy pamje të kundërta. I pari ishte një fustan rrjetë i tejdukshëm me një qëndisje me lule të veshur me rruaza të vogla shumëngjyrëshe, ndërsa pamja e saj e dytë në pasarelë ishte një minifustan lëkure i zi me prerje të vogla në formë lulesh.

Grimi i motrës së madhe të modeleve të famshme Gigi dhe Bella Hadid ishte natyral ndrërsa flokët me onde i kishte lënë ta pakapura.

Alana është vajza e Mohammed Hadid dhe ish-gruas së tij Mary Butler.

Ajo është një stiliste dhe bashkëthemeluese e markës unisex të Los Anxhelosit La Detresse e duket se tashmë është edhe modelja e pestë në familje.

Gigi dhe Bella, natyrisht, janë mbretëreshat e modës, Anëar ka bërë edhe modelimin e tij, dhe Yolanda Hadid (nëna e Gigi, Bella dhe Anëar) ishte një modele kryesore në rininë e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF