KreuCelebrity

Gusht i mbrapshtë: 5 artistët VIP që hoqën dorë papritur nga muzika këtë muaj!

Gusht i mbrapshtë: 5 artistët VIP që hoqën dorë

Lajmi se këngëtarja Celine Dion nuk do mundë të këndojë më trishtoi jo pak, miliona fansa që ylli i muzikës ka anekënd botës. Diva vuan prej disa kohësh nga një sëmundje paralizuese e cila duket se fatkeqësisht po e largon Dion përgjithmonë nga muzika. Artisja e cila është vetëm 55  vjeç i ka dhuruar muzikës botërore dhjetëra hite dhe largimi nga muzika është një humbje e madhe për artin në të gjithë botën.

Ndonëse për arsye jo shëndetësore edhe në Shqipëri ka patur artistë që këtë muaj kanë lajmëruar se hoqën dorë nga muzika. Alban Ramosaj këngëtari i njohur për muzikën dhe timbrin e veçantë të zërit pak ditë më parë çuditi jo pak kur nëpërmjet një postimi në instagram njoftoi se nuk do të bëjë muzikë. Arsyeja e largimit të artistit nga nga muzika, sipas tij është realiteti mbytës, ndërsa shton se nuk mjaftojnë vetëm ëndrrat për të ecur përpara, por duhet frymëzim, motivim, për të cilën këngëtari shprehet se i është zbehur.

Fero, një reper shumë i suksseshëm dhe i dashur për të rinjt lajmëroi ditën e djeshme (e martë) se ka vendosur të mos bëjë muzikë. Arsyeja është se ai ka vendosur t’i përkushtohet familjes dhe fesë islame në të cilët thuhet se muzika është haram. Madje reperi ka bërë thirrje që të mos i dëgjojnë më këngët e tij, ndërsa ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij. Ky vendim i Feronit Shabanit vjen pas trazirave në jetën e tij private, nga arrestimi për dhunë ndaj partneres së tij, Arbentina Ismajli dhe divorci mes tyre.

Nush Mehmeti, reperi i famshëm i njohur si “Nushi” dhe ka vendosur të heqë dorë nga ëndrra e tij për muzikë pikërisht në hapat e para të suksesit të tij.   Lajmin e bëri të ditur ai vetë nëpërmjet një story në “Instagram”, ku ka shprehur se ka hequr dorë nga muzika dhe ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij.

Noga, një këngëtar që ndonëse muzikën nuk e ka patur primare ka sjellë disa hite gjatë karrierës së tij muzikës. Duket se fushata e largimeve këtë muaj të nxehtë gushti e ka përfshirë edhe këngëtarin e hitit “Këtë natë” i cili ka lajmëruar se ka vendosur t’i përkushtohet familjes, shkollës dhe biznesit dhe se muzika nuk do të jetë më pjesë e jetës së tij.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF