KreuCelebrity

2 muaj pas lindjes, fiziku i Jonida Vokshit na la pa tekst!

2 muaj pas lindjes, fiziku i Jonida Vokshit na la pa tekst!

Impenjimi i Jonida Vokshit për të rikthyer format fizike perfekte pas lindjes është njësoj sa impenjimi im kur hap gojën për të ngrënë brioshin plot me çokollatë në mëngjes! Pra, kaq e thjeshtë është dobësimi për moderatoren simpatike.

Vetëm dy muaj pasi solli në jetën fëmijën e saj të dytë, djalin Ian, mami Jonida na la me gojë hapur teksa postoi disa foto në instagramin e saj pak orë më parë. E veshur me një fustan të shkurtër, ngjitur pas trupit, në ngjyrë vjollcë, Jonida mori krejtësisht vëmendjen e ndjekësve në rrjetin social instagram.

Nëse nuk do ta dinim që moderatorja Vokshi ka vetëm dy muaj që është bërë nënë për herë të dytë, askush nuk të vërente në fizikun e saj asnjë shenjë se trupi i saj ka sjellë në jetë dy qenie të tjera.

Barku i sheshtë, këmbët e holla e të tonifikuara dhe portreti i mprehtë nuk tregojnë më shumë se një çupelinë tek të 20-tat (Jonida bën 38 vjeç).

Sigurisht përbri fotove të postuara komentet për formën e shkëlqyer fizike të mami Jonidës zinin pjesën më të madhe në postin e saj. Duket se kthimi i formave perfekte fizike pas lindjes është thjesht gjenetike për moderatoren e cila po aq lehtë u kthye në formë edhe 3 vite më parë kur solli në jetë vajzën Emi.

Jonida u bë nënë për herë të dytë më 26 qershor 2023 teksa familjes Krapi-Vokshi ju shtua i vogli Ian.

Këtë sezon Jonida Vokshi do të jetë sërish në ekran si moderatore e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova që pritet të nisë pas disa javësh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF