KreuCelebrity

Postcard nga Enada At’Nikolla!

Postcard nga Enada At’Nikolla!

Postimet personale në rrjetin social instagram të Enada At’Nikolla janë të rralla. Ndaj një post i fundit i stilistes së famshme shqiptare në llogarinë e saj, rrëmbeu jo pak vëmendjen e ndjekësve shumica e të cilëve shprehën vlerësimet për At’Nikollën nëpër komente.

Një set fantastik realizuar nga fotografi shqiptar me famë botërore Fadil Berisha zbukuroi jo vetëm ‘feed-in’ e Enadës, por kënaqi edhe sytë tanë. 

I gjithë outfit- i këtij seti shkepjesh, me një fustan të gjatë velvet, zbukuruar me gurë në pjesën e përparme të tij, ndërsa gishtat dhe veshët janë stolisur bujarisht me unaza dhe vathë të mëdha, e tregojnë Enadën jo më pak se një Mbretëreshë stili e hijeshie.

Grimi me smokey eye e buzët nude i japin ‘modeles’ së Fadil Berishës pamjen fatale të një portreti kryeneç ‘royal’.

Një postcard i munguar nga stilistja Enada At’Nikolla.

Enada At’Nikolla e ka nisur karrierën e saj si pjesëmarrëse në Miss Albania dhe si ndër modelet e para shqiptare, për t’u kthyer më pas në një ndër stilistet më elitare të vendit tonë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF