
Robert De Niro i është rikthyer rolit të babait të një të porsalindure teksa është fotografuar së bashku me gruan e tij Tiffany Chen duke shëtitur vajzën e tyre me karrocë.
Ylli i kinematografisë botërore dukej tejet i relaksuar në fotot e shkrepura nga paparacët këtë të dielë në Neë York City.
Aktori fitues i çmimit Oscar, i cili festoi ditëlindjen e tij të 80-të në një festë mbushur plot me yjë më 17 gusht ishte veshur casual dhe praktik me një bluzë blu të hapur dhe pantallona të shkurtra kaki.
Ylli i ‘Kumbarit’ u përpoq të fshihej pas një maske mjekësore gri dhe një kapelë xhins, por pa mundur t’i shpëtojë fokusit të paparacit.
Fëmija i shtatë i De Niros erdhi në jetë më 9 maj 2023
Robert De Niro të shihet në ekranin e madh në filmin e shumëpritur ‘Killers of the Floëer Moon’. Në filmin e bazuar në bestsellerin me të njëjtin emër luan edhe Leonardo DiCaprio dhe me regji nga miku i ngushtë i De Niros, Martin Scorsese.
Filmi tregon historinë e trishtë, por të vërtetë për hetimin e vrasjeve misterioze të një anëtari të fisit Osage në Oklahoma në vitet 1920.