
Ceremonia mbretërore e martesës së William dhe Kate në Prill të vitit 2011, ende sot mund të krijojë lajme të reja që mbushin portalet.
Së fundmi një video e puthjes së Princit dhe Princeshës së Uellsit në ballkonin e Pallatit Buckingham në ditën e tyre të dasmës ka pushtuar TikTok-un.
Fragmenti i adhurueshëm, i cili u shpërnda nga llogaria @royalfancams, është parë mbi 6.5 milionë herë dhe është pëlqyer nga afërsisht 850,000 njerëz. Videoja tregon çiftin teksa zinin vendet e tyre në ballkonin e famshëm të Pallatit Buckingham.
Pamjet fillojnë pasi Duka dhe Dukesha e Kembrixhit shkëmbyen puthjen e tyre të parë publike si burrë e grua.
Turma masive, e cila thuhet se ka qenë e përbërë nga afro një milion spektatorë, shpërthen në brohoritje dhe kërkon më shumë nga çifti i ri mbretëror. Duke iu përgjigjur lutjeve të audiencës, William shihet t’i pëshpërisië diça në vesh Kate, që duket se është zbuluar.
“A duhet të bëjmë edhe një puthje?”, i tha ai bashkëshortes së tij, duke i shtyrë ata të puthen sërish.
Që atëherë, puthja e dytë është bërë një nga momentet më të dashura të martesës mbretërore të të gjitha kohërave dhe sinonim i dasmës së çiftit.