KreuCelebrity

Princ Harry tregon çfarë dëshiron të bëhet Archie kur të rritet!

Princ Harry tregon çfarë dëshiron të bëhet Archie kur

Duka i Sussex, 38 vjeç gjatë një fjalimi në ‘Lojërat Invictus’ një event që mbahet në ndër të veteranëve të luftës ndër të tjera tregoi dhe pak nga bisedat që ai bën me të birin.

Princi Harry ka folur për disa nga bisedat e ëmbla që bën me djalin e tij Archie, duke treguar se e ka pyetur katërvjeçarin se çfarë dëshiron të bëhet kur të jetë i rritur.

“Kur flas me djalin tim Archie për atë që ai dëshiron të bëhet kur të rritet, ai disa ditë është një astronaut, disa ditë është një pilot. Por ajo që unë i kujtoj atij është se çfarëdo që dëshironi të bëheni kur të rriteni, është karakteri juaj ai që ka rëndësi. Dhe asgjë nuk do të bënte mamin e tij dhe mua më krenarë sesa ta shihja atë të ketë karakterin e asaj që ne shohim sot para nesh”; tha Harry gjatë fjalimit.

Lojërat Invictus, është një ngjarje sportive për ushtarakët e plagsur, të apo të vrarë, ku marrin pjesë edhe ushtarakë në shërbim dhe veteranë nga e gjithë bota.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF