KreuCelebrity

Elon Musk: Vajza ime transgjinore është një komuniste!

Elon Musk: Vajza ime transgjinore është një komuniste!

Elon Musk e quan vajzën e tij transgjinore Vivian një ‘komuniste’ që mendon se ‘çdo i pasur është i keq’ dhe akuzon shkollën private të Santa Monica Crossroads për shpëlarje truri të së bijës.

Marrëdhënia e miliarderin ne të bijën 19 vjeçare është në momentin më të keq, pasi prej kohësh Vivian ka shprehur dëshirën dhe vendimin për të mos patur asnjë kontakt me të atin.

Fëmija tashmë 19-vjeçar i Musk vitin e kaluar ndryshoi ligjërisht gjininë e saj në femër dhe emrin e saj në Vivian Jenna Wilson, duke thënë në dosjet gjyqësore se ajo “nuk dëshiron të jetë më e lidhur” me CEO miliarder Tesla “në asnjë mënyrë”.

Musk e quan përçarjen me Vivian momentin më të dhimbshëm të jetës së tij që nga vdekja fëmijës së tij të parë që ishte vetëm 10 javëshe.

Milarderi Elon fajësoi shkollën private Crossroads që fëmija e tij u bë ‘komunist i plotë’.

Musk ishte përgjithësisht mbështetës kur mësoi për herë të parë për tranzicionin e fëmijës së tij, por gjërat ndryshuan kur Vivian, e cila gjithashtu quhet Jenna, filloi të shprehte pikëpamje ekstreme marksiste dhe deklaroi qëllimin e saj për të shkëputur të gjitha lidhjet me të atin, pasi sipas sa të gjithë të pasurit nuk janë njerëz të mirë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF