KreuCelebrity

26 vite nga vdekja e Lady Diana; rrëfimi i zjarrfikësit që ndodhej në vendngjarje: Ajo ishte gjallë!

Kanë kaluar 26 vite që prej lajmit të tmerrshmëm se Princesha më e dashur e gjithë botës ndërroi jetë nga një aksident i ndodhur në Paris.

31 gushti i 1997 ishte një ditë e trishtuar për të gjithë kur u raportua se në tunelin Alma në Paris, makina me të cilën udhëtonte Lady Diana së bashku me shokun e saj Dody Al-Fayed ka pësuar aksident, ku princesha e Wellsit humbi jetën dy orë më vonë në spital!

Një prej zjarrfikësve që shkuan menjëherë në vendngjarje ka rrëfyer për “The Sun”, se zonja bionde që ndodhej në sediljen e pasme nuk dukej e plagosur aq rëndë, pasi ajo i kishte sytë hapur e madje ishte e vetëdijshme; sigurisht ato momente Xavier Gourmelon (zjarrfikësi) nuk e dinte që ajo zonjë ishte pikërisht Diana.

“E nxora nga makina dhe i thash të qetësohej; i bëra masazh në zemër dhe ajo nisi të merrte frymë. U gëzova shumë pasi në ato momente shpëtimi i një jete është gjithçka. Të them të drejtën mendova se ajo po ia dilte. Por dy orë më vonë mësova që kishte vdekur në spital; ishte tronditëse. Por ajo kishte patur dëmtime të brendshme, i gjithë episodi është ende i gjallë në mendjen time.

Kujtimi i asaj nate do të mbesë gjithmonë me mua. Nuk e dija që ishte princeshe Diana, vetëm kur e futën në ambulancë më thanë që ishte ajo”; ka rrëfyer më tej zjarrfikësi Gourmelon.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF