
Këngëtari nga Kosova, Blerim Muharremi po shijon prej muajsh një romancë me një vajzë identitetin e së cilës ka vendosur të mos e bëjë publike.
Gjithçka dihet rreth kësaj historie dashurie se dyshja jetojnë dashurinë në distancë pasi partnerja e Bleros jeton në Gjermani.
Duket se kjo lidhja ka marrë një formë të konsoliduar pasi këngëtari e ka prezantuar të dashurën e tij të re me vajzën e tij Tara.
Artisti postoi një foto në të cilën ai ndodhej në ashensor me dy vajzat e tij preferuara, por duke u kujdesur për t’ja mbuluar portretin të dashurës së tij.
Vitin e kaluar Blero dhe ish-bashkëshortja e tij Afrona Dika njoftuan se i dhanë fund martesës, për arsye që asnjëri prej tyre nuk i bëri të ditura në mënyrë të drejtpërdrejtë.



Celebrity
Ne nisim punën, ata qejfin!





Celebrity
Postcard nga Enada At’Nikolla!






Celebrity
Sam Asghari: Britney më ka rrahur!





