
Pretendimi i ish- bashëshortes së Kevin Costner për të marrë një pagë mujore prej 161.000 dollarësh pas divorcit duket se është rrëzuar nga gjykata që po ndjek procedurat e ndarjes së çiftit të famshëm.
Bashkëshortja e yllit të kinematografisë, Christine Baumgartner paraqiti kërkesën për të divorc nga Kevin në Maj të këtij viti pas 18 vitesh martesë dhe sipas saj, shuma mujore prej 161.000 dollarë ishte e domosdoshme për të plotësuar nevojat e tre fëmijëve të çiftit.
Gjykata në Santa Barbara që ndoqi divorcin e ëiftit dha verdiktin përfundimtar këtë të premte ku vlerësuan se Kevin i detyrohet ish-bashkëshortes shumën prej 63.000 dollarë në muaj, më pak se gjysma e asaj që pretendoi Christine.
Vendimi erdhi në fund të një seance provash dyditore, ku të dyja palët përcaktuan se çfarë besonin se ishte një sasi ‘e arsyeshme’ e mbështetjes së fëmijëve dhe pse.
Pas vendimit të gjykatës Costner tha se nuk kishte ‘fitues’ në këtë betejë që për të ishte e shëmtuar.
Dyshja janë prindër të tre fëmijëve; Cayden Wyatt 15 vjeç, Hayes Logan 14 vjeç dhe Grace Avery 13 vjeç.




Ne nisim punën, ata qejfin!





Postcard nga Enada At’Nikolla!






Sam Asghari: Britney më ka rrahur!




