KreuCelebrity

Johnny Depp në lidhje me aktoren 20 vjeçare?

Johnny Depp në lidhje me aktoren 20 vjeçare?

Në filmin ‘Beetlejuice 2’, i cili do të drejtohet nga Tim Burton, një partner i rregullt i Johnny Depp në tetë filma, aktorja Jenna Ortega është planifikuar të shfaqet në një prej sekuencave.

Sipas thashethemeve, vazhdimi i klasikut të vitit 1988 mund të shfaqë një paraqitje surprizë nga ylli i ‘Pirates of the Caribbean’. Së fundmi kanë nisur spekulimet se Ortega 20 vjeç dhe Depp 60 vjeç mund të kenë nisur një romancë.

Sidoqoftë, thashethemet tani janë pastruar nga vetë  ylli i ‘Scream’ e cila postoi një vidoe lidhur me këtë çështje në instagram.

Në videon tashmë të fshirë në Instagram, Ortega hodhi poshtë thashethemet për lidhjen, duke shtuar se ajo nuk e ka takuar asnjëherë Depp.

“Kjo është aq qesharake sa nuk mund të qesh. Unë kurrë nuk e kam takuar apo punuar me Johnny Depp në jetën time. Ju lutemi ndaloni përhapjen e gënjeshtrave dhe na lini të qetë.”; është shprehur 20 vjeçarja.

Thashethemet për çiftin filluan të qarkullojnë pasi blogu ‘Deuxmoi’ postoi se Depp dhe Ortega ishin parë së bashku teksa punonin në ‘Beetlejuice 2’.

Së bashku me Ortegën, një përfaqësues i aktorit  gjithashtu ka reaguar rreth thashethemeve duke u shprehur:

 “Z. Depp nuk ka asnjë marrëdhënie personale apo profesionale me zonjën Ortega. Ai kurrë nuk e ka takuar dhe as nuk ka folur me të”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF