Përgjithësisht aktorët e humorit frymëzohen nga e përditshmja për të krijuar një karakter dhe duket se këtu nuk bën përjashtim as Visjan Ukcenaj.
Në intervistën e dhënë për Revista Bordo, aktori i njohur ka treguar mënyrën e pazakontë nga e cila kanë ‘lindur’ disa nga rolet e tij të famshme në ‘Klanifornia’.
“90 % të personazheve që unë kam krijuar kanë marrë jetë nga njerëz real, ndodhi reale. Kam qenë në Shëngjin në plazh në temperaturë 40 gradë dhe një shitës ambulant nga Shkodra dëgjohej të thoshte ‘hajde byrek i nxehtë’ me atë theksin e lezetshëm shkodran. (Jetë të gjatë e shëndet i uroj nga shpirti). Realisht ky burrë më ka frymëzuar për shumë karaktere që kam realizuar në karrierën time”; tregoi Visjani për Bordo
Sakaq me mbylljen e ‘Klanifornia’ aktori i njohur i humorit do të shfaqet në tetor në programin e humorit në Top Channel, ‘Portokalli’.