KreuCelebrity

Mori fund: Al Pacino ndahet nga partnerja 29 vjeçare 3 muaj pasi u bënë prindër!

Mori fund: Al Pacino ndahet nga partnerja 29 vjeçare 3 muaj pasi u

Aktori legjendar i Hollywood dhe partnerja e tij 29 vjeçare Noor Alfallah, janë ndarë dhe ajo ka bërë kërkesë për kujdestarinë e djalit tre muajsh të çiftit, Roman Alfallah Pacino.

Alfallah, 29 vjeç, paraqiti dokumente ligjore në Los Anxhelos duke kërkuar kujdestarinë e plotë fizike të foshnjës, duke shtuar se ajo dëshiron që aktori 83-vjeçar të ketë ‘vizitim të arsyeshëm’, raportoi The Blast të mërkurën pas shqyrtimit të dokumenteve ligjore.

Pacino dhe Alfallah ishin të lidhur në mënyrë romantike që nga prilli 2022 dhe mirëpritën djalin e tyre më 6 qershor në Spitalin Sinai Cedar në Los Anxhelos.

Fytyra  kryesore e ‘Scarface’ është tashmë baba i tre fëmijëve me dy gra: ai ndan binjakët 22-vjeçarë Olivia Pacino dhe Anton James Pacino me Beverly D’Angelo; dhe Julie Pacino, 33 vjeç, me Jan Tarrant.

Sipas mediave të huaja Alfallah i tha gjykatës se ishte e gatshme t’i jepte Paçinos së famshëm të kinemtografisë kujdestarinë e përbashkët ligjore të djalit të tyre të vogël, gjë që do t’i jepte atij të drejta për çështjet që lidhen me arsimin, fenë, trajtimin mjekësor dhe më shumë.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF