KreuCelebrity

“Nata më speciale ndër vite”: Stresi publikon të dashurën e re!

“Nata më speciale ndër vite”: Stresi publikon të

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj duket se po jeton një romancë të bukur dashurie, për të cilën ka folur edhe pak kohë më parë në rrjetet e tij sociale, duke u shprehur se kjo lidhje e ka bërë që ai të heqë dorë nga jeta e mëparshme por t’i dedikohet më shumë asaj që i ka vjedhur zemrën.

Dhe ja tek shfaqet Stresi më i lumtur dhe më i dashuruar se asnjëherë në një foto me partneren e tij të re teksa çifti ka darkuar diku në breg të detit.

“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”; ka shkruar reperi përbri fotos në të cilën ai duket teksa përqafon vajzën që i ka vjedhur zemrën.

Stresi është kujdesur që të mbulojë me një ‘emoji’ të madhe fizikun e të dashurës së tij, pasi mesa duket ende nuk preferon ta bëjë publike.

Këngëtari vjen pas një vere të ngjeshur me koncerte brenda dhe jasht vendit dhe si pjesa më e madhe e artistëve edhe Stresi ka zgjedhur shtatorin për të pushuar dhe për t’ju dedikuar jetës private.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF