KreuCelebrity

Dy ish-ët e Belen Rodriguez kaluan një pasdite së bashku!

Dy ish-ët e Belen Rodriguez kaluan një pasdite së bashku!

E përjavshmja Chi shkruan se  dy ish-ët e Belen Rodriguez, Stefano De Martino dhe Antonino Spinalbese kanë kaluar një pasdite nën shoqërinë  e njëri tjetrit.  Sipas disa thashethemeve, dy ish-ët më të famshëm të yllit televiziv italian kanë kaluar rreth tre orë duke biseduar, por përmbajtja e bisedës aktualisht duket të jetë “top sekret”.

Përveç faktit se Stefano De Martino dhe Antonino Spinalbese janë të lidhur nga një grua pasi kanë patur të dy romancë me Belen Rodriguez nga e cila lindën Santiago dhe Luna Marì, dy djemtë nuk kanë patur asnjë marrëdhënie shoqërie më parë.

Antonino, pasi ka qenë në park me vajzën e tij Luna Marì, është paraqitur në shtëpinë e Stefanos ku ka qëndruar aty për rreth tre orë. Së fundmi, dy ish-të e shoëgirl-it Belen kanë nisur ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Kjo mund të jetë fillimi i një miqësie të re.

Në kohën e lidhjes mes Belen dhe Spinalbese, ky i fundit kishte krijuar një lidhje të bukur me Santiagon, djalin e shoëgirl-it dhe Stefano De Martines. Nga ana tjetër edhe pasi De Martino u rikthye me Belen krijoi edhe ai një raport shumë të ëmbël me vogëlushen Luna Mari, vajza e Belen dhe Antonio.

Ndërkohë, Belen Rodriguez jeton historinë e saj të re të dashurisë me Elio Lorenzonin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF