Është zbuluar emri i pazakontë i djalit të dytë të Rihanna dhe A$AP Rocky, një muaj pasi këngëtarja e solli në jetë.
Krijuesja e hitit ‘Diamonds’, 35 vjeç dhe reperi, 34 vjeç, e kanë quajtur djalin e tyre Riot Rose Mayers. Emri mund të jetë një shenjë e këngës së fundit të A$AP ‘Riot’ nga fillimi i këtij viti, ku shfaqej Pharrell Ëilliams. Sipas certifikatës së lindjes, Riot ka lindur më 1 gusht 2023, në spitalin Cedar Sinai në Los Angeles në orën 7:41 të mëngjesit.
Çifti zgjodhi të vazhdonte me traditën e tyre të emrave, duke përdorur një emër tjetër që fillonte me një ‘R’, pasi e quajtën djalin e tyre të parë, të lindur në maj të vitit 2022, RZA Athelston Mayers.
Gjinekologu që ka ndjekur shtatzëninë dhe lindjen e Rihanna-s është Thais Aliabadi, i cili është mjeku edhe i shumë të famshëmve të tjerë si Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner gjatë paraqitjeve në Keeping Up Ëith The Kardashians.
Mjeku ndihmoi gjithashtu ka asistuar edhe në lindjen e djalit të Al Paçino pak muaj më parë.