KreuCelebrity

18 vite më e vogël; zbulohet emri dhe portreti i plotë i të dashurës së Stresit!

18 vite më e vogël; zbulohet emri dhe portreti i plotë i të

Stresi postoi ditën e djeshme një foto me të dashurën e tij të re.

Edhe pse u kujdes që të mbulojë me një ‘emoji’ të madhe fizikun e të dashurës së tij, pasi mesa duket ende nuk preferon ta bëjë publike identiteti i saj është zbuluar.

Sipas ‘Iconstyle’ brunia që i ka vjedhur zemrën reperit të njohur quhet Erzenida dhe është 18 vjeçe. Çifti ka një diferencë moshe prej 18 vitesh pasi reperi emri i të cilit është Arkimed Lushaj është 36 vjeç.

Nga postimet e saj në instagram pamë se e reja ka qenë fanse e Stresit duke e ndjekur këngëtarin në shumë koncerte të tij. Ndërsa deri pak muaj më parë, fotot e Erzenidës dhe Stresit janë thjesht mes një artisti dhe dashamirësje, tani duket se dyshja janë kthyer në partnerë që ndajnë një histori dashurie.

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj duket se po jeton një romancë të bukur dashurie me Erzenidën për të cilën ka folur edhe pak kohë më parë në rrjetet e tij sociale, duke u shprehur se kjo lidhje e ka bërë që ai të heqë dorë nga jeta e mëparshme por t’i dedikohet më shumë asaj që i ka vjedhur zemrën.

Këngëtari vjen pas një vere të ngjeshur me koncerte brenda dhe jasht vendit dhe si pjesa më e madhe e artistëve edhe Stresi ka zgjedhur shtatorin për të pushuar dhe për t’ju dedikuar jetës private.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF