KreuCelebrity

Doktorët prindërve të Ellia-s : Nuk do të flasë dhe ecë kurrë, braktiseni në spital’. Ajo sot është një modele e Gucci!

Doktorët prindërve të Ellia-s : Nuk do të flasë dhe

Në moshën 21-vjeçare, Ellie Goldstein sapo i kanë dorëzuar çelësat e shtëpisë që bleu, në një zonë të bukur dhe luksoze në Essex, Londër falë fitimeve të saj nga puna e modelingut, duke përfshirë paraqitjen në kopertinat më të lakmuara, revistën Vogue, në maj.

Kompania e hipotekave në qytetin e saj të lindjes Londër, konfirmoi se në bazë të të ardhurave të saj personale është në gjendje të blejë një shtëpi në një moshë kur shumica e moshatarëve të saj ulen në mënyrë të pasigurt në majë të një mali me borxhe studentore. Ellias po studion gjithashtu arte interpretuese në kolegj.

Në fakt, duke pasur parasysh prognozën e mjekut, kur Ellie (e cila ka sindromën Down) lindi se ajo ‘nuk do të ecte as nuk do të fliste’ dhe sugjerimin e një infermiere që prindërit e saj po të donin mund ta ‘linin’ në spital, ajo në çfarë është kthyer Ellie sot duket një mrekulli.

Ellie, e cila gjithashtu ka shkruar një libër për jetën e saj është shprehur me krenari:

“Kështu që tani unë jam një modele, një autore, një studente dhe një pronare shtëpie. Do të doja t’ia tregoja këto mjekut që i tha prindërve të mi se unë nuk do të ecja dhe flisja kurrë!”

Ajo ka sfiduar të gjitha pritshmëritë që nga lindja e saj në dhjetor 2001, duke hyrë në histori si modelja e parë me sindromën Down që u shfaq në fushata të mëdha ndërkombëtare. Gucci ishte brandi i parë që e punësoi duke e bërë gjithashtu pjesë të  kopertinëës së Vogue italiane në vitin 2020.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF