
Të gjithë po veshin këtë trend të papritur të këpucëve të sheshta. Duken si puante baleti, por qenë trendi më in i sezonit të verës që lam pas.
Këpucët rrjetë të puthitura pas këmbës janë një zgjedhje jokonvencionale e këpucëve. Megjithatë, joshja elegante dhe praktike ka mahnitur turmën e modës pasi tregoi se ishte stili i preferuar për verën.
Ky trend nisi si sugjerim nga marka luksoze The Row, por pati shtrirje gjerësisht edhe në marka te tjera ku secila prej tyre prezantoi versionin e tyre të balerinave të sheshta me gurë kristali.
Marka si Khaite, Christopher Esber apo Alaia veshën përgjatë gjithë verës këmbët e emrave të famshëm VIP me këpucët trend të momentit.
Rita Ora ka zgjedhur brandin luksoz tunizian Alaia i cili i ka sjellë këto balerina në versionin ‘Mary-Jane’ mbushur në të gjithë hapësirën me gurë kristali.
Ky version i veshur nga artistja shqiptare me famë botërore në paraqitjen e saj në Festivalin e Venecias kushton 2200 dollarë.
Edhe këngëtarja nga Kosova Nora Istrefi nuk i ka shpëtuar trendit të balerinave me kristale.
Nora ka zgjedhur brandin Khaite i cili në versionin e tij këto balerina i ka sjellë në rrjetë të imët dhe zbukurar me gutë të vegjël kristali. Një palë balerina të tilla nga brandi amerikan kushtojnë 870 Euro.



















