Lidhja e këngëtares Filloreta Reçi me ish-bashkëshortin e modeles Adrola Dushi ka patur jo pak zhurmë në rrjet në fillimet e saj.
Ndërsa marrëdhënia e dashurisë mes Fifit dhe Adisit tashmë ështmë më e konsoliduar se kurrë edhe me ardhjen në jetë të djalit të tyre Theomal, këngëtarja ka dhënë një intervistë për ‘Prive’ ku ka shprehur hapur vlerësimin për ish-partneren e Adisit, Adrola Dushi.
E pyetur rreth raportit që ka me Adrola Dushin, Fifi tha se ka një marrëdhënie shumë korrekte me të.
“Shyqyr Zotit, ne e kemi një marrëdhënie shumë korrekte me njëra-tjetrën për hatër të çunit edhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Ajo është super gocë, është fantastike edhe si femër…përveçse dua të them se ajo është edhe një nënë shumë e denjë dhe pse jo do ia kisha marrë këshillat për çunin tim”, u shpreh Fifi.
Fifi dhe Adisi u njohën nga shoqëri e përbashkët vitin e kaluar nga ku nisën të frekuentohen në mënyrë romantike dhe sot janë prindër të një djali 4 muajsh të quajtur Theomal.