KreuCelebrity

Vajza e Nikole Kidman dhe Tom Cruise bën daljen e rrallë në publik!

Vajza e Nikole Kidman dhe Tom Cruise bën daljen e rrallë në

Vajza e birësuar e Nicole Kidman dhe Tom Cruise,  Bella Kidman Cruise, bëri një paraqitje të rrallë në rrjetet sociale këtë të hënë.  Artistja, 30 vjeçe postoi një foto të saj me një fustan të bardhë që i ekspozonte krahët dhe tregonte tatuazhet e saj të shumta.

Bella, e cila u adoptua nga Nicole dhe bashkëshorti i atëhershëm Tom Cruise në vitin 1992, ka shkruar përbri foto së postuar, ‘çfarë vere’.

Bella dhe vëllai i saj Connor   të dy fëmijët e birësuar të ish çiftit të famshëm Kidman-Cruise kanë patur një marrëdhënie të tensionuar me nënën e tyre Nicole. Të dy fëmijët kanë qenë gjithmonë më shumë të lidhur me babain e tyre Tom Cruise, madje Nicole as nuk mori pjesë në martesën e vajzës së saj Bella.

Megjithatë, Nicole thuhet se shpreson të ketë të tre fëmijët e saj të pranishëm, kur t’i jepet çmimi i arritjes së jetës në ceremoninë e Institutit Amerikan të Filmit (AFI).

E shpallur nga instituti si ‘nderimi më i lartë i Amerikës për një karrierë në film’, Nicole do të jetë aktorja e parë australiane që do t’i jepet titulli.

Aktorja fituese e Oskarit thuhet se shpreson të ketë të gjithë fëmijët e saj të pranishëm, dy vajzat e saj biologjike nga martesa me Keith Urban përfshirë dhe dy fëmijët e saj të birësuar me ish-bashkëshortin Tom.

“Nicole e di që Connor dhe Bella janë jashtëzakonisht besnik ndaj babait të tyre kështu që ajo nuk pret që ata të vijnë, por ftesa është aty për të dy. Është një ngjarje që ata kanë çdo të drejtë ta festojnë së bashku me pjesën tjetër të familjes së Nicole”; ”, është shprehur një burim pranë aktores Kidman.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF