Tekat dhe kapriçot e fëmijëve shpesh janë nga më të çuditshmet, aq sa vështirë se mund të mbash veten pa shpërthyer në të qeshura teksa i sheh.
Përshembull Dielli, djali i Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj këtë mëngjes pati idenë brilante që të shoqëronte të vëllain Jonin në shkollë, i veshur me pizhame. Me gjithë këmbënguljet e mamit, Dielli duket se e kishte vendosur që sot të mos kishte asnjë impenjim sa i përket veshjes, por të dilte direkt nga krevati në rrugë më veshjet e gjumit.
Moderatorja Osmani ka ndarë një video të ëmbël në instagramin e saj, në të cilën duken dy vëllezërit të kapur për dore, Joni i veshur për shkollë dhe Dielli me pizhame.
“Unë mund të bind çdo njeri për çdo gjë përveç këtij njeriu të vogël këtu” shkruan Arbana në videon e postuar.
Eh, Arbana me Diellin duket se të pret një rrugë e vështirë për t’a bindur!