Britney Spears ishte sërish aktive në Instagram mbrëmjen e së hënës, teksa ndau një video të re kërcimi me 42.1 milionë ndjekësit e saj.
Ikona 41-vjeçare e pop-it, përdori dy thika si pjesë mbështetëse e performancës në hollin e shtëpisë së saj. në klipin e heshtur.
Siç ndodh shpesh në videot e saj këngëtarja nga Luiziana ishte e veshur vetëm me rroba banjo. Ajo u shfaq në hollin e shtëpisë së saj në Kaliforni teksa tundte dy thikat e kuzhinës në një koreografi marramendëse të improvizuar, duke shqetësuar jo pak ndjekësit.
Por Spears siguroi fansat nëpërmjet mbishkrimit me të cilën e shoqëroi videon: ‘Kam filluar të luaj në kuzhinë me thika sot!!! Mos u shqetësoni se nuk janë thika të vërteta!!!’
Shumë preh fansave të këngëtares janë shprehur të shqetësuar duke aluduar nëse Britney është shëndoshë mendërisht.
Pak javë më parë ish ylli i pop-it lajmëroi divorcin me Sam Asghari me të cilin pati një martesë 6 vjeçare.



















