KreuCelebrity

Efit i është ofruar një rol në filmin e Oltës dhe Luizit, por ja pse e refuzoi!

Efit i është ofruar një rol në filmin e Oltës dhe

Nëse Efi Dhedhes do të kishte pranuar ofertën për të qenë pjesë e kastit në filmin ‘Në kuadër të dashurisë’ krah Luiz Ejllit dhe Olta Gixhari, me siguri fansat e saj do të ishin kënaqur.

Por, duket se ish-konkurrentja e Big Brother e ka refuzuar një ftesë të tillë. E ftuar në programin ‘Shqipëria Live’ Efi pranoi se arsyeja e refuzimit të ftesës për të qenë pjesë e filmit, ishte roli episodik ose i vogël që i është ofruar.

“Më erdhi një propozim por që absolutisht që nuk e pranova pasi ishte një gjë shumë e vogël, pra një rol i parëndësishëm”, tregoi Efi.

Ajo ka rrëfyer gjithashtu se nëse do i ishte ofruar një rol protagonisteje, patjetër që do e kishte pranuar dhe nuk do e kishte aspak problem të luante përkrah Luizit dhe Oltës pasi sipas saj, puna është punë.

Filmi ‘Në kuadër të dashurisë’ me protagonistë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli pritet të shfaqë premierën në datat 9, 10 dhe 11 tetor në Pallatin e Kongreseve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF