
Në pothuajse çdo dalje të saj, Kim Kardashian sigurohet të tërheqë vëmendjen, por paraqitja e saj e fundit ka kaluar çdo pritshmëri.
Kopertina e fundit e ‘CR Fashion Book’ e solli themeluesen e SKIMS me një pamje sa dramatike, aq edhe të veçantë që nuk i ngjan asnjë paraqitje të mëparshme të Kim.
Flokët e prera fare shkurt, vetullat fare të holla në formë harku dhe një grim minimalist e sjell Kim Kardashian në një version të viteve ’90.
Në kopertinën e revistës së njohur, ylli i reality-show Keeping Up With The Kardashians, kishte mbante veshur një kanotiere të bardhë me disa njolla të zeza.
Në foto të tjera të setit, Kardashian kishte veshur një fustan të ndërthurur me triko dhe tutu prej tyli, apo e veshur vetëm me të brendshme.



















