KreuCelebrity

Vincent Cassel, e dashura e re është identike me ish-in! 

Vincent Cassel, e dashura e re është identike me ish-in! 

Vincent Cassel është sërish i dashuruar, pas përfundimit të martesës me Tina Kunakey.

Duket se aktori 56-vjeçar ka rënë kokë e këmbë në dashuri me bukuroshen Narah Baptista, një modele 27-vjeçare me origjinë australiane dhe braziliane. Forma të theksuara, kaçurrela të zeza shumë të gjata, sy të errët dhe intensiv: ngjashmëria mes flakës së re të aktorit dhe ish-bashkëshortes së tij është mbresëlënëse. Thashethemet në mediat franceze vazhdojnë prej javësh, por së fundi disa pastime në rrjetet sociale të Cassel duket se e konfirmojnë lidhjen e tyre.  

Tani për tani, nuk ka deklarata publike të qarta apo dalje së bashku, vetëm disa gjysmë pohime që vijnë pas thashethemeve që nuk reshtin. Modelja ka postuar një foto të aktorit, të cilën e ka rishpërndarë, me një emoji në formë zemre.  

Së bashku ata morën pjesë në një event në Rio De Zhaneiro dhe videot e të dyve duke u kapur pranë njëri-tjetrit përfunduan në Instagram. Gjithashtu në rrjetet sociale, ajo shkroi në spanjisht duke postuar një sërë selfie: “E jotja”. Ai u përgjigj në portugalisht: “I yti”.  

Narah Baptista është 27 vjeç – 29 më e re se Vincent Cassel – dhe ka lindur në Brazil. Ajo jetoi për një periudhë në Australi ku filloi karrierën e saj si modele, duke marrë pjesë në Miss Universe për të përfaqësuar vendin. Është sportdashëse e madhe: i pëlqen të vrapojë në plazh dhe të kërcejë, por ëndrra e saj sekrete është të bëhet aktore. 

Tags:

home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF