KreuCelebrity

I dhanë fund martesës me dy fëmijë, zbulohet shkaku i ndarjes së çiftit të famshëm!

I dhanë fund martesës me dy fëmijë, zbulohet shkaku i

Katër vjet të martuar dhe dy fëmijë: Dukej se gjërat shkonin mirë për Joe Jonas dhe Sophie Turner, ndaj fansat u befasuan nga lajmi i ndarjes së tyre. Burime të brendshme megjithatë, thonë se çifti kishte pasur vazhdimisht probleme me njeri-tjetrin.

Në fillim të shtatorit 2023, këngëtari i njohur bëri kërkesë për divorc nga aktorja Turner në Miami, Florida. Dyshja më pas e konfirmoi këtë përmes Instagramit duke sqaruar se ishte një vendim i përbashkët. 

Po këtë muaj aktorja paditi ish-bashkëshortin e saj për të lejuar vajzat të cilat kishin lindur në Shtetet e Bashkuara, të ktheheshin në Angli, pasi ish-çifti i kishte regjistruar atje.  

I dhanë fund martesës me dy fëmijë, zbulohet shkaku i

Arsyeja e ndarjes po zbardhet vetëm tani; thuhet se Jonas e ka kapur Turnerin duke folur keq ndaj tij në kamerën jashtë derës së shtëpisë, gjë që mesa duket e ka çuar drejt ndarjes çiftin. Ajo që Turner ka thënë në të vërtetë, nuk dihet për momentin por mesa duket ishte e mjaftueshme që Jonas të paraqiste kërkesë për divorc pas katë vitesh martesë. 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF