KreuCelebrity

Delinda Disha i thotë të gjitha: Nga marrëdhënia me Fiori Dardha te xhelozia në çift!

Delinda Disha i thotë të gjitha: Nga marrëdhënia me Fiori

Revista “Bordo” prej 9 vitesh ka nisur rrugëtimin e saj në median ‘print’ dhe ‘online’, duke sjellë te lexuesi gjithmonë më të mirën. E përveç revistës ‘print’, dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës, në ‘web’ gjeni lajme të përzgjedhura nga ajo çfarë ndodh në ‘shoëbizin’ shqiptar dhe botëror.

Delinda Disha i thotë të gjitha: Nga marrëdhënia me Fiori

Tashmë “Bordo” këtë sezon vjen me risi, me një kanal në YouTube, ku rubrika të ndryshme do të jenë pjesë e saj. Duke filluar nga në kuzhinë me shefat më të mirë në vend, te intervista me pyetje pikante, rutinat e ‘make-up’ dhe bukurisë, ‘home tours’ dhe ‘bakestage’ me personazhet më të njohur, më të përfolur dhe më të dashur që vendi ynë ka.

Delinda Disha i thotë të gjitha: Nga marrëdhënia me Fiori

Aktorja Delinda Disha i është përgjigjur disa pyetjeve pikante të “Bordo”

1-Të pëlqen të të drejtohen me Delinda Disha apo Delinda Zhupa?

Delinda Disha: Në letra e kam Zhupa se ashtu ishte një muhabet. Punë procedure, kur kam ikur në Amerikë, por famën e kam me Delinda Disha.

2-Je akoma në ato ditët pas lindjes që quhet lehonë, si ndihesh?

Delinda Disha: Shumë mirë, ja siç më shihni, top!

3-E ke përjetuar depresionin ‘postpartum’?

Delinda Disha: Me Kostandinin jo, me Dasantinin po.

4-Sa bashkëpunues është bashkëshorti yt në rritjen e fëmijëve?

Delinda Disha: 50 me 50. Vërtetë Eldo më ndihmon, sidomos me Dasantinin më ndihmon shumë.

5-Kush ja ndërron pelenat djalit të porsalindur?

Delinda Disha: Unë dhe mami im.

6-Të ka pyetur ndonjëherë Dasantini si ka ardhur ai në jetë?

Delinda Disha: Po më ka pyetur. Si jam përgjigjur unë do thoni ju? Nga dashuria, domethënë mami me babin ashtu... edhe erdhi Dasantini pastaj Kostandini.

7-Sa natyrë xheloze je?

Delinda Disha: Jam aty ku duhet.

8-Nëse një burrë tradhton, fajëson vetëm atë apo edhe palën e tretë?

Delinda Disha: Burrin, ç’punë ka goca e huaj.

9-Bashkëshorti yt, Eldo a është xheloz?

Delinda Disha: Është, por nuk e tregon.

10-Duke qenë se keni punuar gjithmonë bashkë, a ka patur ndonjëherë ndonjë skenë xhelozie?

Delinda Disha: Në punë jo, nuk kam konkurrente, jashtë edhe, por brenda për brenda jo.

11-Sa orë gjumë ke bërë sonte?

Delinda Disha: 5-6, 5 orë.

12-Ku e gjen energjinë për të vijuar angazhimet e ditës?

Delinda Disha: Familja, çunat, Eldo edhe profesioni.

13-Moderon “Xhadat”, por sa “Xhadë” është Delinda Disha?

Delinda Disha: Përderisa jam aty do të thotë se jam super “Xhadë”.

14-Cili është reagimi më ekstrem që mund të bësh në kulmin e nervave?

Delinda Disha: Unë kam shumë durim.

15-Si je në timon, shan?

Delinda Disha: Po shumë.

16-Cila është fjala që përdor më shpesh?

Delinda Disha: Nuk po e them apo do ta bëni me pip? Ja lehu qeni.

17-Çfarë marrëdhënie ke me Fiori Dardhën, ish-kolegen tënde?

Delinda Disha: Marrëdhënie pune.

18-Ajo ka nisur një program të ri në Top Channel, e ke ndjekur?

Delinda Disha: Jo, me të thënë të drejtën nuk kam kohë.

19-Cila është kolegia që ke pasur më shumë xhan në Portokalli dhe në Klanifornia?

Delinda Disha: Xhan? Xhan i kam të gjitha unë, por në punë ruaj vetëm marrëdhënie pune, nuk është se kam më shumë se ç’duhet.

20-Po më pak?

Delinda Disha: Ka shumë.

21-Nëse jeta jote do të ishte një libër, si do të ishte kopertina dhe si do të titullohej?

Delinda Disha: Pyetje e vështirë kjo tani, duhet të pyesni nje dramaturg, një autor për këtë.

22-A ke një personazh që e ke model, që të inspiron?

Delinda Disha: Jo model kam pasur vetëm nënën time, motrat e mia, kështu që nuk kam, por unë dua të jem një model i mirë për brezat e ardhshëm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF