Eneda Tarifa dhe Gent Lasku kanë folur për herë të parë për historinë e tyre të dashurisë, të cilën e bënë publike pasi këngëtarja postoi gjatë verës një foto me partnerin e saj nga pushimet në Santorini në rrjetin e saj social Instagram.
View this post on Instagram
Në një intervistë për “Aldo Morning Show”, ata ndanë disa detaje nga historia e tyre e dashurisë. Teksa Aldo e pyeti se sa kohë kanë bashkë dhe se si ndodhi njohja e tyre, Eneda tha, “Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze”.
Ata rrëfyen se para se dashuria e tyre të lindte kanë qenë shokë, dhe tashmë që janë në një lidhje kanë vendosur të mos dëgjojnë se çfarë thonë njerëzit rreth tyre.
“Po kaq, pastaj sa i përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që mos të dëgjojmë shumë, mos të marrim shumë energjinë dhe vibe-n e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan”, u shpreh Eneda.
Kujtojmë që Eneda Tarifa është nënë e një vajze, ndërkohë Gent Lasku është baba i 3 fëmijëve nga marrëdhenia që ka patur më herët.
Pjesë nga biseda:
Eneda Tarifa: Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze”
Gent Lasku: Ashtu?
Eneda Tarifa: Që të tjerët nuk e kanë besuar…
Aldo: Edhe të ngacmoka ë?
Eneda Tarifa: Po sigurisht, ne kështu e kemi marrëdhënien, ngacmohemi. Sa i përket rrethanave të njohjes, besoj që do jetë për një moment tjetër si u njohëm se edhe ajo ka bukurinë e vet, ishte shumë e bukur.
Aldo: Si e pritën njerëz tuaj të afërm këtë lloj… njerëzit që ju rrethojnë përditë, qoftë të punës, të fisit?
Eneda Tarifa: Si e pritën…, nuk ka ndonjë çudi.
Gent Lasku: Ne ishihm shokë.
Eneda Tarifa: Ne ishim shokë, pastaj më vonë lindi dashuria.
Aldo: Ah keni qenë shokë përpara?
Gent Lasku: Njiheshim.
Eneda Tarifa: Po kaq, pastaj sa i përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që mos të dëgjojmë shumë, mos të marrim shumë energjinë dhe vibe-n e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan.