KreuCelebrity

Beatrix Ramosaj do të ndërmarrë hapa ligjor ndaj Albano Bogdos!

Beatrix Ramosaj do të ndërmarrë hapa ligjor ndaj Albano Bogdos!

Batuta ‘pakripë’ që Albano Bogdo përdori në emisionin e tij të ri në “Vizion Plus”, po bën xhiron e rrjetit. “A e dini kush është Alban Ramosaj? Është ai tipi që i * motrën Donaldi në “Big Brother”, tha ai.

Lidhur me këtë frazë si fillim reagoi tezja e tyre Arberie Hatërgjonaj, e cila shkroi, “More djalë i patalentuar mos u mundo të marrësh famë nga të tjerët. Ti bën mirë të kërkosh falje publike për sajesa dhe fjalor të turpshëm. Po për prishjen e imazhit besoj e di që ka edhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë. Në këtë rast ti bashkë me Tv veni mend. Krijo identitet se kështu je për të ardhur keq. Alban Ramosaj ka disa statuja floriri që nuk i njollos dot. Merru me jetën tënde”.

Beatrix Ramosaj do të ndërmarrë hapa ligjor ndaj Albano Bogdos!

Më pas, Albërija ka ndarë një koment që i ka dërguar një ndjekëse, e cila shkruan se falja publike nuk ka më rëndësi nëse dëmi është bërë, teksa thekson se Beatrix duhet të bëjë denoncim.

"Unë të isha në vend të Beatrix do të merrja avokatin dhe do të bëja padinë për prishje imazhi dhe shpifje", thuhet mes të tjerash aty. "Ashtu do ndodhë!", ka shkruar artistja, teksa e ka shpërndarë në InstaStoryn e saj, duke nënkuptuar se Beatrix do t’u drejtohet autoriteteve ligjore.

Beatrix Ramosaj do të ndërmarrë hapa ligjor ndaj Albano Bogdos!

Deri tani vetë Albani nuk ka reaguar, ndërkohë Triksa ka ndarë vetëm një video në TikTok, ku shprehet, “Ti po flet për mua? As nuk më intereson fare”. Në këtë mënyrë ajo ka injoruar aktorin, i cili me anë të fjalorit fyes kërkonte ndoshta që emisioni i tij të ri të merrte vëmendje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF