Në Pallatin e Versajës u shtrua një darkë shtetërore për nder të mbretit Charles, në të cilën ishin të ftuar politikanë dhe sportistë, aktorë dhe biznesmenë. Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla mbërritën në Paris, ku u priten nga presidenti Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron dhe më pas u ftuan në Pallatin e Versajës, për një darkë tipike franceze. Aktiviteti u ndoq nga 150 të ftuar të tjerë, përfshirë atletë, aktorë, politikanë dhe disa biznesmenë miliarderë.
Aktiviteti u ndoq nga 150 të ftuar të tjerë, përfshirë atletë, aktorë, politikanë dhe disa biznesmenë miliarderë.
Mes tyre ishte edhe aktori britanik Hugh Grant, i cili më pas dha një intervistë për BFMTV. Ai foli me shumë dashuri për Zonjën e Parë të Francës, me të cilën kishte darkuar. “Është e mrekullueshme... Është mjaft simpatike ... Sa me fat jeni ju francezët që keni një grua si ajo në krah të presidentit”, deklaroi ai me admirim.
Kur një gazetar e pyeti se për çfarë foli me Brigitte Macron, Hugh Grant u përgjigj me modesti: "Më falni, por nuk mund t'ju them". Ai saktësoi se nuk kishte folur fare sakaq me kreun e shtetit francez.
Sa i përket mbretit Charles, aktori tregoi se ata thjesht u përshëndetën. Hugh Grant përfundoi: “Ishte një nder i madh të isha i ftuar”, duke thënë gjithashtu se darka e përgatitur nga shefat e famshëm të kuzhinës “ishte e shijshme”.



















