Rosie Huntington-Whiteley dukej magjepsëse gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në Paris. Modelja 36 vjecare kishte veshur një jumpsuit dantelle të bardhë të ngjitur pas trupit, me një xhaketë të madhe të zezë sportive.
Look-u i guximshëm i saj kompletohej nga një palë këpucë të çelëta me taka, ndërsa për aksesorë përdori një palë vëthë të mëdhenj në ngjyrë argjendi.
Rosie tregoi kësisoj se trendi i getave të bardha është rikthyer, ndonëse i stilizuar sic ndodh rëndom, për t`iu përshtatur më mirë preferencave të kohës.
Ajo e kishte lënë partnerin Jason Statham, i cili është 20 vjet më i madh se ajo dhe me të cilin është fejuar që nga viti 2016, në shtëpi me fëmijët e tyre. Çifti kanë një djalë, Jack, 5 vjeç, dhe vajzën, Isabella, një vjeçe dhe janë jashtëzakonisht të kujdesshëm të mbrojnë jetën private të fëmijëve të tyre.
"Ne kemi qenë kaq të fokusuar në punën tonë për kaq shumë kohë. Martesa gjithashtu nuk është një prioritet i madh për ne. Jemi shumë të lumtur”, është shprehur më herët Rosie. Pavarësisht statusit të marrëdhënies së tyre, ajo dhe Jason dhe plotësisht të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, duke qenë së bashku që nga viti 2010.



















