KreuCelebrity

Fero i kërkon falje publike Arbenitës,”Lutem që ti të rikthehesh.”

Fero i kërkon falje publike Arbenitës,”Lutem që ti të
Reperi i njohur Fero, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një mesazh, drejtuar ish- bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.

Arbenita Ismajli dhe ish-reperi Fero kanë qenë së fundmi kryefjalë e mediave, pas largimit të këtij të fundit nga muzika dhe përkushimit në fenë Islame.

Pasi më parë Arbenita ironizoi një rikthim, Fero i ka kërkuar falje në një shkrim të gjatë në Instagram.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet bashkë me Arbenitën ku ndër të tjera ai  shkruan se pasi i është përkushtuar fesë, ka vetëm dy gjëra që i mungojnë në jetën e tij dhe ato janë  ish-partnerja dhe vajza e tij.

Më tej ai e vazhdon mesazhin duke i kërkuar një mundësi të dytë, pra një rikthim për çiftin.

Postimi i Plotë i Feros:

“Gruaja ime e dashur, këtë mesazh ia dedikoj zemrës sate. U bë kohë e gjatë që kur marrdhënia jonë pësoi ulje-ngritje. Zbraztësinë që më jep kjo gjendje jam përpjekur ta kaloj me optimizëm që një ditë komunikimi mes nesh do të përmirësohet…

Eh sa mërzitem kur nuk më flet dhe në momentin që më flet demonstron doza urrejtje????. Të kuptoj fare mirë, ke arsye për tu sjellë ashtu.

Më beso që sa herë mendoj kush kam qenë dhe cfarë kam bërë kundrejt teje, shqetësohem, mërzitem tepër.

Përtej të gjithave dua të të falenderoj thellësisht nga zemra që u bëre shkak për ndryshimin tim, këtë ndryshim rrënjësor që i dha kuptim dhe ngjyra jetës sime. Jam shumë i vërtetë kur them që ti je shkaku dhë arsyeja e këtij ndryshimi.

Pas gjithë atyre vuajtjeve shpirtërore të maskuara më lumturi të rrejshme, pas atij depresioni të kamufluar, unë gjeta paqen shpirtërore në praktikimin ë fesë. Prehjen shpirtërore për të cilën luftova vite e vite, e gjeta te kthimi te Krijuesi im.

Do të jem falenderues deri në frymëmarrjen e fundit për gjithë ato që të përmenda e të tjera që i di Ai lartë, por të siguroj që pas gjithë kësaj lumturie dhe qetësie shpirtërore që gjeta tek të jetuarit për Allah, janë vëtëm 2 gjëra që më mungojnë thellësisht në jetën time, më mungon ti dhë vajza jonë. Të kërkoj falje më gjithë zemër.

Të kam treguar shumë herë që jam penduar me shpirt dhe ndiej keqardhje për të kaluarën time por ti ende nuk beson. Për shkak të keqardhjes që më shoqëron lidhur me të kaluarën time, dua ta bëj publike këtë kërkimfalje.

Ti ke bërë shumë, më ke dhënë shumë mundësi pas gjithë atyre gabimeve që kam bërë në kohën kur nuk kam qenë vetvetja, tani të kërkoj mundësinë e fundit. Me këtë mesazh nuk dua të them “rikthehu”, por lutem që ti të rikthehesh.”

Fero i kërkon falje publike Arbenitës,”Lutem që ti të

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF